Kryeministrja serbe: I frikësohem një përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës

19 Dhjetor 2022 | 10:38

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada sepse kërkojnë të drejtat elementare të njeriut dhe asgjë më shumë.

Ajo u shpreh se i frikësohet një përshkallëzimi të mundshëm të situatës, por theksoi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, shkruan RTS.

“Në fund të fundit janë në ato institucione falë asaj marrëveshjeje të Brukselit, kështu që kur Albin Kurti thotë se nuk ka marrëveshje të Brukselit për të, atëherë nuk e di saktësisht se cili është problemi që serbët nuk janë në institucione”, nënvizoi ajo.

Ndër të tjera, Bërnabiç  tha se është thellësisht e zhgënjyer nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar.

“Nëse shikoni vetëm si ka qenë dhjetori – filloi me emërimin e Nenad Rashiçit nga Albin Kurti për përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe në institucionet e Prishtinës, një njeri që mori 0.17 për qind të votave në zgjedhje. Ne nuk patëm një reagim nga Brukseli, patëm një reagim që u bëri thirrje të dyja palëve të deeskalojnë. Nuk jam saktësisht e sigurt se çfarë bëri Beogradi në atë moment, si dhe serbët në Kosovë”, u shpreh Bërnabiç ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026