Revoltohet Ronela Hajati për festivalin e RTSH-së: Drejtim mediokër e veprime skuthe

20 Dhjetor 2022 | 11:43

Një ditë më parë u zhvillua nata e parë e Festivalit të RTSH-së, ku do të zgjidhet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ajo që u vu re është se në këtë festival nuk u ftua fituesja e një viti më parë e këtij spektakli, Ronela Hajati.

Kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku është shprehur se RTSH ka një drejtim mediokër me veprime skuthe.

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashtu si duhet! “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është luajtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem.

RTSH drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë”, shprehet ajo në një postim në Instastory.

Postimi në rrjete sociale

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026