”Kalorësi i së mirës”, një dokumentar për Drini Dobin, mjekun e të gjithëve

20 Dhjetor 2022 | 13:16

Çfarë e bën një mjek të mirë? Doktor Drini Dobi ishte doktori i të gjithëve deri në ditën që u nda nga jeta.

Historia e tij tashmë është materializuar në një dokumentar, për t’i treguar kujtdo historinë e një mjeku të vërtetë, që gjithmonë u karakterizua nga humanizmi.

Për regjisoren dhe skenaristen Rira Kokaj, realizimi i një dokumentari mbi figurën e doktor Dobit nuk ishte aspak e lehë.

”Gjithsecili ka njohje, flet di shumë për të, në këtë rast vështirëson punën time sepse unë duhet të bëj një punë,  të projektoj doktor Drini Dobin ashtu siç e njohin të gjithë”, u shpreh ajo.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë bosh një vend të veçantë tek kolegët dhe natyrisht edhe tek familjarët.

”E kujtojmë me mungesën e tij, e kujtojmë çdo ditë si koleg që e kishim në krah në çdo situatë klinike, ne kemi qenë edhe shumë miq familjeje ndaj edhe në situatat familjare”, tha Sonila Tomori.

”Të flasësh për Drinin është e thjeshtë dhe shumë e vështirë njëkohësisht. Sepse Drini ishte ndër ata persona që ishte po aq pozitiv, nxitës, mbështetës, motivues në jetën e përditshme, familjare. Ne të dy ishim mjekë dhe mbështesnim njëri- tjetrin, po aq e rëndësishme të flasësh për të nga ana profesionale”, tha gruaja e tij, Florida Dobi.

Doktor Drini Dobi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020 në moshën 51- vjeçare, pasi humbi betejën me Covid.

Pas ndarjes nga jeta ai u dekorua nga ish- presidenti Ilir Meta me dekoratën ‘’Nënë Tereza”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026