Dështon takimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe invalidëve, paralajmërohet grevë
Shoqata e Invalidëve të Elbasanit i jep vetëm 3 ditë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të plotësuar kërkesat e anëtarëve të saj në të kundërt do t’i rikthehen sërish grevës të nisur javën e shkuar.
Me një vendim nr 78 të Këshillit të Ministrave rreth 3000 anëtarë të shoqatës së invalidëve në rang kombëtar penalizohen, pasi edhe pse kanë statusin e përjetshëm të invalidit atyre u kërkohet te paraqiten sërish tek kempi epror, për të rifilluar edhe njëherë me procedurat.
Ndërkohë iu është hequr paketa e ndihmës Higjeno-Sanitare prej 160 mijë lekë dhe në disa raste iu është ndërprerë edhe kempi.
Javën e shkuar invalidët në Elbasan nisen një greve e cila zgjati vetëm pak orë pasi pati një reagim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila i ftoi ata për një diskutim të hënën e kësaj jave ku paraprakisht iu premtua një zgjidhje, por ndërkohë takimi i djeshëm ishte zhgënjyes për këta persona.
Sekretari i kësaj dege të shoqatës së invalidëve, Skënder Sollaku tregon se ata nuk u priten nga ministrja siç iu premtua.
Të gjendur në këtë situatë, Sollaku i bën thirrje kryeministrit të vendit të shikojë situatën me seriozitet ndërkohë qe i lënë Ministrisë së Shëndetësisë vetëm 3 dite kohe për plotësimin e kërkesave legjitime sipas tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës