Më 21 dhe 22 dhjetor seancat e fundit plenare, projektligjet që do diskutohen

20 Dhjetor 2022 | 13:55

21 dhe 22 dhjetori do të jetë një ditë e ngjeshur për parlamentin. Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ligjvënësit do të nisin diskutimet në orën 15:00 të së mërkurës për t’i vijuar ato edhe ditën e enjte.

Në rendin e ditës janë 12 projektligje, 2 akte normative dhe 4 projektvendime.

Ndër projektligjet që pritet të diskutohen janë për policinë bashkiake, dekoratat dhe titujt e nderit e kodin rrugor.

Për t’u votuar është edhe marrëveshja e huas për projektin e ndërtimit të rrugës, tiranë-qafë plloçë dhe marrëveshja për zbatimin e asistencës financiare të Bashkimit Europian në Shqipëri, në kuadër të IPARD III.

Në këtë seancë të fundit pritet të zgjidhet edhe avokati i popullit dhe drejtuesi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit.

Pas pushimeve të fundvitit, jeta parlamentare pritet të rikthehet javën e tretë të janarit, në sesionin e ri parlamentar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026