Berisha: Rama kërkon ta shuajë PD-në e t’ia varë në qafë një grup pengu

20 Dhjetor 2022 | 18:31

Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi pasditen e së martës Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Berisha vlerësoi primaret brenda PD si një start shumë të mirë për fushatën për zgjedhjet lokale.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon të shuajë PD në mënyrë që të vazhdojë pushtetin e tij.

“Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon t’ia varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet. Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin”,  tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026