Berisha thirrje deputetëve: Mos votoni projektligjin për amnistinë fiskale

19 Dhjetor 2022 | 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos votojnë projektligjin për amnistinë fiskale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se aministria fiskale është e rrezikshme për vendin dhe se i shërben vetëm klanit mafioz të kryeministrit Edi Rama.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, theksoi kryedemokrati.

Ditën e djeshme, në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, kryeministri Edi Rama tha se amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët, pasi garanton formalizimin e të ardhurave të emigrantëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026