Thirret Ezani, Rama ndërpret fjalimin: Ta pranojmë këtë bekim, vjen për mirë

21 Dhjetor 2022 | 12:00

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalimin për Teatrin e ri Kombëtar pasi po thirrej Ezani në xhaminë e Tiranës.

Në momentin që është thirrur Ezani është shprehur se duhet të pranohet ky bekim.

“Kush nuk do të donte… ta pranojmë këtë bekim tani. Në këtë rast vjen për mirë, nuk e di sa e ndihmon shfaqjen”, tha Rama.

Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka bllokuar pedonalen për shkak se sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar

Ndërkohë Aleanca për Teatrin ka zhvilluar dhe një protestë. Adriana Kalaja u shpreh për Euronews Albania se policia ka bllokuar çdo rrugë për tek sheshi i teatrit, ndërkohë paralajmëroi se protesta do të zhvillohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026