Honda largohet nga Formula 1 vitin e ardhshëm

2 Tetor 2020 | 15:41

Honda, partneri kryesor i Red Bullit në Formulën 1, ka njoftuar se do të tërhiqet nga garat e njëvendëshes në fund të këtij sezoni.

Deklarata e largimit të markës japoneze e lë skuadrën Red Bull, e cila ka si ekip të dytë edhe Alpha Taurin, pa furnitorë për motorë.

Kompania tha se largimi nga Formula 1 vinte për shkak të ndryshimit të fokusit kryesor në industrinë e makinave, nga makinat me motorë me djegie të brendshme te ato me energji të ripërtërijshme. Gjë për të cilën ajo është shprehur se kërkon rikonceptim të ndarjes së burimeve ekonomike dhe njerëzore.

Deri në vitin 2050 Honda synon të arrijë “neutralitetin e emetimit të karbonit” duke përmirësuar modelet e motorëve me risi teknologjike, risi të cilat përfshijnë edhe përdorimin e baterive.

Red Bull u shpreh se mbetet e përkushtuar për të vazhduar përfshirjen në garat e Formulës 1, zotim ky i konkretizuar me marrëveshje bashkëpunimi muajin e shkuar.

Për herë të parë Honda mori pjesë në Formulën 1 në vitet 1964-68, më pas u rikthye për një dhjetëvjeçar në vitet 1980-1990 ku bashkëpunojë me Williams, Tyrrell dhe McLaren.

Me këta të fundit pati një bashkëpunim të gjatë pas vitit 2005, por që rreth pesë vite më parë u prish me shumë debate pasi McLaren e akuzoi hapur se nuk i mundësonte motorë konkurrues.

Në sezonin aktual Red Bull-Honda mban vendin e dytë për konstruktorë me 192 pikë, plot 174 larg Mercedesit, që prej vitesh mbetet e pakonkurrueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka bërë thirrje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të largohet nga detyra, duke pretenduar se organizmi botëror i...
17:52 | 21/07/2026

Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka thënë në rrjetet sociale se Kupa e Botës 2030 do të jetë një “turne me 64 ekipe”. “Në vitin...
17:46 | 21/07/2026