Presidenti Begaj në Delvinë, takim me kryebashkiaken e qytetit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot një seri takimesh në Delvinë ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal dhe të biznesit.
Gjatë takimit me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, Begaj u ndal tek sfidat dhe problematikat që ka qyteti i Delvinës.
“Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki. Me kryetaren diskutuam rreth çështjeve që e shqetësojnë më shumë komunitetin e Delvinës, bashkisë së saj.
Është e rëndësishme që çdonjëri nga ne që ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe të ndikojë në mirëqënien e jetës së qytetarit,” theksoi ai.
Kreui Shtetit vizitoi gjithashtu dhe Muzeun e Historisë dhe Etnografisë të Delvinës.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta