Berisha: Yuri Kim keqinformoi DASH-in, Dvorani është një xhelat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane, Yuri Kim duke thënë se ka keqinformuar Departamentin amerikan të Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se duhet informuar qeveria amerikane për këtë rast, pasi sipas tij, nuk mund të shpallet një kampion në luftën ndaj korrupsionit, një person i cili është i përfshirë në korrupsion.
“Duhet t’i shkruajmë Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mund të shpallet kampion korrupsioni ky. Po çfarë është Dvorani? Një xhelat, prokurori i atyre që rrëzuan shtatoren e Stalinit në Shkodër dhe ka kërkuar gjer në 15 vite.
Ç’e ka Yuri Kim këtë pasion për xhelatët e komunizmit? Edhe për këtë duhet të informojmë qeverinë amerikane dhe institucionet e tjera. Me ligj, nuk mund të ishte anëtar gjykate. Kjo nuk ndodh në një vend të botës, kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe kjo është vepër dizinformatash që guvernatorja i ka dërguar qeverisë së vet për këtë person”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- Shembja e pallatit te “Myslim Keta”, Berisha: Veliaj po nxit përplasjen me qytetarët
- IKMT aksion te rruga “Myslim Keta”, shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti
- Dëshmitarët okularë tregojnë momentet e ekzekutimit të dy shqiptarëve në Athinë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë