Vaksina kundër COVID, BE marrëveshje dhe negociata me 9 kompani
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të premten se Bashkimi Evropian është në bisedime me shumë kompani për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, ndërsa shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve të infektimit në Evropë.
“Progresi me vaksinën është zgjidhja kryesore afatgjatë e krizës dhe ne po bëjmë progres. Komisioni ka mbyllur dy marrëveshje për blerjen e vaksinave dhe po negocion 5 të tjera. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me 4 kompani. Ndaj jemi në rrugën e duhur”, deklaroi Von der Leyen.
Për të qenë i përgatitur, Komisioni ka njoftuar marrëveshjet e furnizimit me vaksinën që po përgatitet nga kompania “AstraZeneca” dhe atë nga partneriteti mes grupeve “Sanofi” dhe “GlaxoSmithKline”.
Gjithashtu, presidentja e Komisionit saktësoi se Brukseli është në bisedime me kompanitë “Moderna”, “Johnson & Johnson”, “CureVac” dhe partneritetin mes “Pfizer” dhe “BioNTech”.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat