Shporta e ‘Santa Claus’ në Greqi, ulje çmimesh për lodrat për fëmijë
Konsumatorët grekë janë përballur me një valë të paprecedentë të rritjes së çmimeve. Për t’i ndihmuar ata të përballojnë nevojat e shtuara të sezonit festiv, Ministria e Zhvillimit – në bashkëpunim me dyqanet e lodrave – ka prezantuar të ashtuquajturën “shporta e Santa Claus”.
Masa parashikon që një numër i caktuar lodrash do të shiten me ulje çmimesh. Megjithatë, konsumatorët duket se janë skeptikë.
” Nuk kam nevojë të blej shumë lodra, kështu që diferenca në çmime – nëse zgjedh diçka nga “shporta” – do të jetë e parëndësishme. Unë do t’i zgjedh vetëm nëse ka diçka që më pëlqen”, shprehet një qytetare.
Një tjetër konsumator thekson se nuk e di se çfarë përmban shporta e Santa Claus por është gati të blej diçka ndryshe.
“Këto ditë duhet të blejmë atë që kanë kërkuar fëmijët. Nuk ka rrugë tjetër. Festat i kushtohen fëmijëve dhe nuk duam t’ua prishim atë”, tha një zonjë.
Shporta e ‘Santa Claus’ përfshin një total prej rreth 500 lodrash në 15 zinxhirët e dyqaneve që marrin pjesë në skemë.
Shporta do të jetë e vlefshme deri më 11 janar. Autoritetet shpresojnë se më shumë lodra do të përfshihen në shportë në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës