“Asnjë komplot”, Lukashenko hedh poshtë spekulimet për stërvitjet ushtarake në kufi

22 Dhjetor 2022 | 14:53

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se manovrat e fundit ushtarake nuk kishin për qëllim Ukrainën dhe hodhi poshtë “teoritë e konspirative” për vendosjen e forcave bjelloruse në kufi.

Në një konferencë për shtyp ai tha se po bëjnë stërvitje për shkak të situatës aktuale të krijuar dhe se nuk ka asnjë komplot ndja Ukrainës.

“Ne kemi pasur dhe po bëjmë stërvitje. Tani ato janë më të gjera për shkak të situatës aktuale dhe kërcënimeve. Prandaj, ne po kryejmë stërvitje në territorin tonë. Kjo është ajo. Asnjë qëllim tjetër, asnjë komplot” tha Lukashenko, sipas një deklarate të publikuar në faqen e tij zyrtare.

Më herët në dhjetor, Bjellorusia njoftoi stërvitje të menjëhershme ushtarake në të gjithë vendin dhe një delegacion rus i kryesuar nga presidenti rus Vladimir Putin shkoi në Bjellorusi për të takuar Lukashenkon.

Kjo shkaktoi spekulime se Putini mund të përpiqet të bindë Lukashenkon ta ndihmojë atë në luftën kundër Ukrainës. Bjellorusia ndan një kufi prej 674 miljesh me Ukrainën.

Territori i Bjellorusisë u përdor si një platformë nga trupat ruse gjatë pushtimit rus, por trupat e vendit deri më tani nuk kanë marrë pjesë në konflikt.

Lëvizjet e fundit të trupave ishin një përgjigje ndaj rritjes së tensioneve, tha Lukashenko.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026