Prej nëntë muajsh në çadër, PD denoncon rastin e familjes Hyseni në Mamurras
Partia Demokratike denoncoi pasditen e së shtunës rastin e familjes Hyseni në Mamurras, e cila prej 9 muajsh mbetet në pritje të autoriteteve për t’u zgjidhur situatën e strehimit, pasi tërmeti i 26 nëntorit u dëmtoi banesën.
Gjyle Hyseni i tregoi kryetarit të Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi mjediset e dëmtuara të banesës ku jetonte. Në kushte të rënda ekonomike ajo dhe djali i saj Shkëlqimi apeluan për ndihmë teksa theksuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Shkëlqimi tha se prej nëntorit ata mbeten në çadër dhe se situata po bëhet shqetësuese pasi tashmë kemi hyrë në stinën e ftohtë të vjeshtës.
Prej muajit gusht opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.
Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.
Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.
Lexoni gjithashtu:
Prej 10 muajsh në çadër dhe pa përgjigje, PD denoncon rastin e familjes në Kurbin
Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut