Gjiknuri: Avokati i Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale dhe jo politike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi se Avokati i Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale dhe jo politike.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Gjiknuri u shpreh se kandidatura e Partisë Demokratike, që ishte Ledio Braho, nuk mund të mbështetej nga mazhoranca, pasi e konsideron atë një zgjatim të opozitës.
Megjithatë, Gjiknuri nënvizoi se mund të ketë sërish një dialogim për të gjetur një kandidaturë të përbashkët.
“Për sa i përket, kur vjen puna te Avokati i Popullit, Avokati i Popullit presupozohet një figurë shumë konsensuale, kryesisht jo politike. Përpjekjet kanë qenë të tilla gjithmonë edhe në të kaluarën, që të gjendet një figurë e ardhur ose e parapëlqyer nga opozita, por të jetë një person që të mos ketë ngarkesa politike, pra të mos kthehet thjesht në një emërim apo zyrë politike të një partie.
Ky ka qenë qëllimi, dhe u gjykua nga diskutimet që u bënë edhe nga anëtarët e mazhorancës, por edhe nga drejtuesit e grupimit socialist, që emri në fjalë, pavarësisht se nuk kam asgjë personale, përkundrazi, është një jurist i respektuar, ka kontribut në shumë fusha, është shumë i politizuar dhe është, le të themi, një zgjatim i zyrës së Partisë Demokratike në të gjithë aktivitetin politik të saj, përfshirë kështu, do kthehej edhe pozicioni i tij në të qenurit si Avokat i Popullit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta