Avokati i ri i Popullit, deputetët e PD-së mbështesin vetëm një emër

22 Dhjetor 2022 | 12:09

Ndërsa në seancën e sotme plenare pritet të votohet për Avokatin e ri të Popullit, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se deputetët e Partisë Demokratike kanë tërhequr firmat për të gjithë kandidatët e tjerë, për të mbështetur kështu me firmë dhe me votë në parlament vetëm Ledio Brahon.

Pas disa mbledhjesh dhe seancash votimi mes deputetëve të grupit parlamentar të PD, Ledio Braho rezultoi të ishte edhe kandidati më i pëlqyer.

Megjithatë pas disa diskutimesh Enkelejd Alibeaj deklaroi më 26 tetor se PD do të prezantojë 2 kandidatura, Dorian Gjonmarkaj dhe Ledio Brahon, ky i fundit me mbështetjen e shumicës së grupit.

“Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin. Në grupin e PD zhvilluam disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi ju deklaroj se preferenca e grupit të PD është zoti Ledio Braho”, është shprehur Alibeaj.

Sipas Procedurës, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se nga 28 deputetë.

Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026