Balla: Reforma në sektorin e ujit model për Shqipërinë

22 Dhjetor 2022 | 11:56

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot nga foltorja e Kuvendit se reforma e ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është një reformë model.

Teksa ka bërë krahasime me vitet e kaluara theksoi se sot kemi 20 orë ujë ne ditë mesatarisht ndërkohë në vitin 2013 kishim vetëm tetë orë ujë.

Më tej ai shtoi se sot në Librazhd ka 24 orë ujë, merret në lartësinë 1500 metra.

“Cili nga vendet e rajonit subvencionon energjinë elektrike në këtë mënyrë si ne? Ma gjeni vendin tjetër që ka marrë para nga buxheti i shtetit për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike? Më në fund po shkohet aty ku duhet. Reforma e ujësjellës kanalizimesh është reforme model.

Investimet në katër vitet e fundit në kanalizimet e ujërave të zeza më e madhja në dekadat e fundit. Në vitin 2013 mesatarja e furnizimit me ujë, tetë orë ujë në ditë. Sot jemi 20 orë në ditë. Nga tetë orë ujë në ditë mesatarja në Shqipëri në 20. Sot Librazhdi ka 24 orë ujë, merret në lartësinë 1500 metra. Cilësinë e shërbimit në qytete po e çojmë edhe në fshatra”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026