“Kush është pronari i shtëpisë së Ibrahimajt”, Bardhi replika me Spiropalin
Me replika dhe debate është shoqëruar seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme.
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali pasi kjo e fundit i doli në mbrojtje koleges Delina Ibrahimaj, ndërsa sulmoi deputeten Jorida Tabaku.
Bardhit tha se nuk intimidohen nga fjalët e mazhorancës, ndërsa ka theksuar se pronari i shtëpisë ku jeton Ibrahimaj është një nga oligarkët që paguhet me paratë e buxhetit të shteti.
“Askush në këtë sallë nuk ka të drejtë t’i drejtohet asnjë deputeti të opozitës duke i thënë “kjo, përfaqësuesja e opozitës së vulës”. Secili prej nesh është përfaqësues i qytetarëve dhe meriton respekt. Varfëria në argumente, varfëria në përgjigje nuk i jep askujt të drejtë të vendos epitete. Ju, Spiropali, jeni e fundit që mund të flisni këtu për termat që përdorni. Ne nuk intimidohemi prej jush. Do themi atë që mendojmë dhe dimë. Në cilën shtëpi jeton ministrja e financave? Pronari i shtëpisë ku jeton Ibrahimaj është një nga oligarkët që paguhet me paratë e buxhetit të shtetit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lëvizte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet 31-vjeçari në Fushë-Krujë
- “Nuk vjen nga rruga”, Spiropali i kthehet Tabakut, i del në mbrojtje Ibrahimajt
- “Shërbëtore e oligarkëve”, debat në Kuvend mes Bardhit e Ibrahimajt
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë