Lëvizte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet 31-vjeçari në Fushë-Krujë
Klajdi Buza, 31-vjeç është arrestuar nga Policia në Fushë-Krujë për armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 31-vjeçari lëvizte me pistoletë me vete.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë