“Nuk vjen nga rruga”, Spiropali i kthehet Tabakut, i del në mbrojtje Ibrahimajt

22 Dhjetor 2022 | 11:12

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i doli në mbrojtje ministres së Financave Delina Ibrahimajt pas akuzave të bëra nga opozita.

Në fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit, Spiropali nënvizoi se askush nuk do të lejohet që t’u ndërpritet fjala ministrave, që këta të fundit të mos tregojnë të vërtetat e tyre.

Spiropali iu drejtua edhe deputetes Tabaku, ku i theksoi se ministrja Ibrahimaj nuk vjen nga rruga.

“E para nuk keni lënë gjë, dhe po fus këtu edhe grupin tonë; nuk kemi lënë gjë pa thënë edhe për turpin tonë. Të mos lini një ministre të mos flasë nga vendi, duke i bërë akuza penale, zonja Tabaku për fat të keq shkoi edhe më lart. Ministrja që është këtu nuk ka ardhur nga rruga, ka ardhur nga studimet e saj në Bokoni me nderimet më të larta; ka ardhur nga një doktoraturë po aty; ka punuar me vite në institucionet më të larta. Të mos guxojë askush nga vendi që të lëshojë baltë, por edhe akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe. Ju lutem që sa herë që një ministër flet këtu në foltore, të mos guxojë asnjë deputet apo grup deputetësh të ngrihet nga vendi dhe të pengojë ministra dhe deputetë që të tregojnë të vërteta e tyre. Nuk i pengoni ministrat më të mos flasin”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026