Deklarata e fortë e Roshit: Njerëz të Ramës prishën bustin e Mit’hat Frashërit!
Busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.
Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit. Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.
Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat tha në një intervistë për Euronews Albania se busti i Mit’hat Frashërit u shkatërrua nga militantë të së majtës ekstreme të frymëzuar nga Edi Ramës.
Sipas Roshit, fjalori i Ramës në kuvend ku i etiketon deputetët ballistë, duke e përdor këtë emërtim me konotacion negativ, ka ndikuar në këtë sulm.
“Kam bindjen se janë ishuj brenda militantëve të së majtës ekstreme që fshihen në çadrën e PS dhe qeverisë. Them se spuntoja është nga fjalori i Ramës para dy ditëve në Kuvend, apo para 1 muaji kur iu drejtuar Agron Shehajt: ti je një ballist. E përdor fjalën me konotacion negativ. Ai kërkon ta zhbëjë konotacion real. Siç e goditi Enver Hoxha Mit’hat Frashërin për idetë e tij, Rama kërkon të godasë sërish idetë e Mit’hat Frashërit përmes fjalimeve”, tha Roshi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reagon Rama për dorëheqjen e Helidon Bendos
- Bejko: Rama i lidhur fort me oligarkët e krijuar nga Berisha
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:01 Rama për protestat: Manipulime dhe akuza të pavërteta nuk na ndalin
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:28 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!