Bejko: Rama i lidhur fort me oligarkët e krijuar nga Berisha
Pedagogu Roland Bejko ka komentuar debatet e ditës së djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhi në seancën plenare, ndërsa është diskutuar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Rama është i lidhur fort me oligarkët, ndërsa shtoi se këto të fundit i ka krijuar kreu i PD-së Sali Berisha.
Ndër të tjera, ai theksoi se investimet e mëdha që janë bërë, pas të cilave fshihen dhe afera korruptive, janë të favorizuara nga qeveria.
“Bardhi me reagimin e tij çoi bisturinë shumë thellë plagës së pushtetit. Në parlament ka dhunë verbale nga kryeministri drejt deputetëve, nga deputetët drejt kryeministrit. Në parlament i ka humbur vlera akuzës, kur ajo bëhet pa fakte dhe pa prova. Akuzat e rreme dalin shpejt. Ajo që tha Bardhi u reflektua në mënyrën se si reagoi Rama. Dihet që Rama është i lidhur fort me oligarkët, por këta nuk janë oligarkët e Ramës, janë oligarkët e krijuar nga Berisha. Po të dëgjoni në ‘Foltore’ nuk i përmendin kurrë emrat e tyre, i quajnë vetëm biznes i madh. Tani janë biznes i madh, por kanë investime të favorizuara nga qeveria.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Votimi për Avokatin e Popullit, Berisha: I turpshëm, Rama hodhi poshtë kandidaturat
- Gjiknuri zbulon se si PS do të zgjedhë kandidatët për zgjedhjet lokale
- ‘Po punojmë për fitoren’, Zelensky rikthehet në Kiev pas vizitës në Uashington
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla