‘Shqiptarët nuk janë dembelë, s’funksionon sistemi’, debat mes Tabakut dhe Luarasit 

23 Dhjetor 2022 | 21:22

Deputetja Jorida Tabaku dhe pedagogia Iris Luarasi debatuan lidhur me arsyet që i shtyjnë shqiptarët të largohen nga vendi.

Sipas Tabakut, largimi masiv nuk lidhet me dembelizmin e shqiptarëve, por me faktin që këtu nuk funksionin sistemi ekonomik.

“Nuk e pranoj dot konceptin e dembelizmit të shqiptarëve. Është një gjë që nuk funksionon këtu Nuk besoj se ka njerëz që preferojnë të rrinë dhe të robtohen të afërmit që kanë jashtë për t’i mbajtur”, tha Tabaku.

“Po por ndërkohë janë po të njëjtit shqiptarë që jashtë performojnë në mënyrë të shkëlqyer”, u përgjigj Luarasi.

Pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Po se nuk janë mundësit këtu pra, se është tregu i lirë.

Iris Luarasi: Ka edhe një model në Shqipëri që bëhen të pasur shpejt.

Jorida Tabaku: Ky lloj modeli nuk është modeli normal i jetës.

Iris Luarasi: Po ti shikon komshiun që është miliarder dhe thua pse të punoj për 300 mijë lekë, mjafton të ha bukë, po rri në shtëpi.

Jorida Tabaku: Po pra, sistemi është problemi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025