Protesta pas masakrës në Francë, komuniteti kurd akuzon policinë
Zemërimi ishte i qartë në radhët e komunitetit kurd në Paris dhe mbarë Francën, pas vrasjes së 3 personave nga një 69-vjeçar, që la të plagosur edhe 3 të tjerë.
Sulmi duket se ishte me sfond racist dhe përfaqësuesit e komunitetit pretendojnë se ai mund të ishte parandaluar nga autoritetet.
“Jemi të zemëruar sepse kemi dhënë alarmin prej kohësh. Hera e fundit ishte vetëm 20 ditë më parë. Jemi të zemëruar sepse nuk jemi dëgjuar, sepse arrestohemi vazhdimisht, sepse po shtypemi vazhdimisht nga autoritetet franceze”, u shpreh Agit Polat, zëdhënës i Këshillit Demokratik Kurd.
Nga ana e tij, presidenti Macron shprehu ngushëllimet përmes një mesazhi në Twitter.
Autori i sulmit, sipas mediave franceze, sapo ishte liruar nga burgu dhe kishte precedent për sulme ndaj të huajve, jo vetëm me armë zjarri por edhe armë të ftohta.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje