38 viktima në SHBA dhe Kanada pasi shtetet përfshihen nga stuhitë e dëborës
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në SHBA dhe Kanada, pasi i ftohti polar ka përfshirë vendet.
Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA, me zonën më të goditur nga qyteti Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut.
Ndërkohë 4 viktima humbën jetën në Kanada ku një autobus u përmbys në një rrugë me akull, pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.
Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, duke u shtrirë nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande.
Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk është thelbësore.
Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të arrijnë familjet e tyre në Krishtlindje.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese e Buffalo.”
“Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse,” u tha ajo gazetarëve të dielën në mbrëmje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet