Habit gazetari nga Pekini: Këtu Tik Tok të kërkon edhe numrin e pasaportës
Punonjësit e kompanisë kineze të teknologjisë, ByteDance siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale TikTok për të gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media.
Sipas kompanisë, të dhënat e përdoruesve të TikTok nga dy gazetarët, të cilët punonin për Financial Times dhe BuzzFeed, u arritën teksa punonjësit e ByteDance po hetonin rrjedhjet e mundshme të punonjësve në shtyp.
Punonjësit e përfshirë, dy me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe dy në Kinë, u pushuan nga puna pas një hetimi të kryer në emër të kompanisë nga një firmë e jashtme ligjore, CEO-t e TikTok dhe ByteDance u zbuluan punonjësve në dy email të veçantë.
Të dhënat personale të aksesuara nga llogaritë e gazetarëve përfshinin adresat IP, sipas zëdhënësit. Adresat IP mund të ofrojnë informacion për vendndodhjen e një përdoruesi.
Gazetari Edison Myrteza në një lidhje me emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania nga Pekini, tregoi se në Kinë ka shumë profile që për t’u hapur kërkojnë edhe numrin e pasaportës apo foton e pasaportës dhe gjithçka mund të merret.
Kjo, tha ai nuk përbën problem për të, pasi nuk ka asgjë për të fshehur dhe ato që poston janë foto ose video argëtuese.
“Në Kinë, në momentin që ke shumë miq, sapo hedh një foto apo video njoftimi u shkon të gjithë miqve. Edhe persona që nuk më njihnin fare më kanë bërë like dhe kjo shton numrin e shikimeve. Në Kinë kontrollohet gjithçka. Një herë bëra një koment jo pozitiv në një postim dhe Tik Tok më bllokoi komentet për 1 javë”, tregoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet