“Më herët, iu arrestua kunati”- Gazetari zbulon detaje nga aksioni për Vis Martinajn

26 Dhjetor 2022 | 12:55

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga FNSH dhe Renea, këtë të hënë, në banesën e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Ferhati tha se ditët e fundit ka një rritje të vëmendjes nga strukturat ligjzbatuese ndaj familjarëve dhe të afërmve të Vis Martinaj.

Ai zbuloi se para disa ditësh është arrestuar kunati i Martinaj për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që një tjetër person i afërt është shoqëruar, pasi po lëvizte me makinë të blinduar.

“T’ju jap dhe një informacion tjetër, ditët e fundit duket sikur ka një vëmendje të shtuar ndaj njerëzve të Ervis Martinaj. Pak ditë më parë është arrestuar kunati i tij për armëmbajtje pa leje, një person tjetër i afërt është shoqëruar në polici pasi lëvizte me një automjet të blinduar’, tha gazetari.

Gjithashtu Ferhati e cilësoi aksionin e sotëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë si një operacion të vonuar, të ndërmarrë 5 muaj pas zhdukjes së Martinaj.

“Sot ajo që mund të themi është fakti se hetimi është i shtrirë ne kohë dhe në hapësirë.

Në këtë rast unë shtroj pyetjen pse prokuroria ka urdhëruar me kaq vonesë një kontroll të banesës së Ervis Martinaj, ku jemi në kushtet që që prej 8 gushtit ai rezulton i zhdukur dhe për të ka një çështje penale.

Është e vërtetë që është një veprim procudorial, por është një vepri i vonuar, nëse policia mendon se në funksion të hetimit.

Unë jam përpjekur të kuptoj me urdhër të kujt janë bërë këtë kontrolle, pasi Ervis Martinaj është çështje e SPAK, por zhdukja e tij po hetohet nga prokuroria e Kurbinit”, tha Ferhati.

Kujtojmë se ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me kontrollet e ushtruara në banesën e Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 5 muajsh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026