‘Alibeaj-Basha, tango politike’, Meçani: PD e ndarë, nuk ka ku shkon më keq
Gazetarja Juela Meçani ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, para zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, Meçani tha se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë në sintoni të plotë me njëri-tjetrin dhe po bëjnë ‘tango politike’, në lidhje me nxjerrjen e kandidatëve nga grupimi i tyre.
Sipas saj, fakti që në zgjedhje do shkohet me dy kandidatë, tregon që Partia Demokratike nuk ka ku shkon më keq.
“The që Enkelejd Alibeaj do vazhdojë të nxjerrë kandidatë. Unë do thosha Lulzim Basha do nxjerrë kandidatë, sepse gjithmonë e më shumë, ditë pas dite, një vëzhgim i hollë i një syri gazetaresk, do vinte re që gjithmonë e më po del më publikisht, Lulzim Basha.
Ai është duke bërë takime në bazë, në ato pjesë të degëve të dala nga zgjedhjet nga ajo pjesë e Partisë Demokratike. Mendoj që po. Nuk e di se sa dakord është me këtë Alibeaj, por janë në sintoni, janë duke bërë një tango politike, ndoshta edhe për të bashkuar forcat.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve