Eksperti i PD-së: Pse dështoi ekonomia shqiptare

26 Dhjetor 2022 | 21:31

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti thotë se qeveria shqiptare ka miratuar paketa më të ulëta edhe se Kosova, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve për shkak të krizës ekonomike.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Teliti u shpreh se ndonëse çmimi i energjisë nuk u rrit, qeveria po jep subvencione nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat mund të përdoreshin për të kryer investime të tjera.

“Le të krahasohemi me paketat direkte, krahasuar me fqinjin tonë, Kosovën. Kosova ka një buxhet të shtetit sa gjysma e buxhetit shqiptar dhe ka ndërmarrë një paketë direkte tre herë më të lartë. Çdo të thotë? Që në propocion, paketat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për qytetarët dhe ekonominë, janë 6 herë më të ulëta.  Përsa i përket çmimit të energjisë elektrike, është e vërtetë, çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar, por nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri.

Të gjitha vendet e Evropës që po vuajnë krizën energjetike, janë përballur me dy zgjedhje. Njëra ka qenë rritja e çmimit, tjetra ka qenë, nuk ka rritur çmimet dhe ka pasur vende që kanë dhënë subvencionime. Qeveria shqiptare ka ndjekur rrugën e dytë, subvencionimin. Nga dhjetori i vitit 2021, deri tani ka dhënë 38 miliardë lekë të reja, ose 330 milionë euro subvencion nga paratë ebuxhetit të shtetit. Nuk na i mori drejtpërdrejtë nga rritja e çmimit, por na i mori në kthesë po paratë tona”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026