Kryeprokurori Olsian Çela ngre alarmin: Krimi po kontrollon qytetin e Elbasanit

5 Tetor 2020 | 14:56

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela pranoi para prokurorëve të Elbasanit nivelin e frikshëm të kriminalitetit në këtë qytet, duke pohuar se krimi i organizuar e ka nënshtruar dhe po kontrollon jetën e kësaj zone.

“Niveli i krimit të rëndë dhe ai organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplere nga shteti”, tha Çela.

Kryeprokurori tha se bandat po përplasen për të kontrolluar territorin, duke paralajmëruar se ngjarjet e fundit kriminale tregojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që po ndodh.

 “Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe. Asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë se shtetit. Niveli i bashkëpunimit duhet të ngrihet në nivele të tjera. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme. Shqipëria dhe aq më tepër Elbasani nuk mund të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm përballë krimit.”, shtoi Çela.

Kohët e fundit ngjarjet kriminale me viktima kane tronditur qytetin e Elbasanit ndërsa në qytet kanë zbarkuar disa herë forcat speciale RENEA dhe drejtuesit më të lartë të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026