‘BE të ndërhyjë në Kosovë’, Berisha: Vuçiç kërkon të hapë konflikt të ri në rajon

27 Dhjetor 2022 | 22:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë në veri të Kosovës pas paralajmërimit të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic për rinisur sërish luftën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha tha se ky është një konflikt  rrezikshëm për rajonin.

“Duke shprehur mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për Kosovën dhe autoritetet dhe popullin e saj, dënoj me forcën më të madhe veprimet luftënxitëse të “Putinit të vogël” të Beogradit, që janë të koordinuara me “Putinin e madh” të Kremlinit, si akte që kanë për qëllim sabotimin, pa u shtruar për negociata të planit Franko – Gjerman për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, duke hapur një konflikti të ri në rajon.

I bëj thirrje Aleancës së Atllantikut të Veriut dhe Bashkimit Europian të ndërhyjnë me urgjencë për bllokimin e skenarit të Beogradit, të mbështetur nga Rusia, të një konflikti të rrezikshëm në rajon.”, shkroi Berisha ndër të tjera në Facebook.

Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një provokim të hapur përmes strukturave kriminale serbe dhe shërbim ndaj Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026