Daci: Përdoruesit e dinë më mirë se policia se ku shpërndahet kokaina në Shqipëri

28 Dhjetor 2022 | 07:34

Gazetarja Glidona Daci thotë se përdoruesit e dinë më mirë se policia se ku shpërndahet kokaina në vendin tonë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Daci u shpreh se në momentet e para, personi që e shpërndan lëndën narkotike, ia ofron atë falas përdoruesit.

Më pas, nëse përdoruesi krijon varësi, do detyrohet që ta blejë.

“Unë, për shembull, po të më thuash mua sot, do gjesh dikë që të shpërndajë drogë, do më duhet të marr policinë, kush është i skeduar dhe kush ka informacion që ta zbuloj se kush merret me shpërndarjen e lëndës narkotike. Përdoruesit i dinë shumë më mirë se unë dhe ti, e njohin shumë mirë njëri-tjetrin.

Në disa raste, në momentet e para, kur nis personi që bën shpërndarjen, fillimisht vetëofrohet, ta ofron nëse ti do apo jo ta provosh. Më pas, nëse ti e ble një herë, dy herë dhe krijon varësinë, ti do detyrohesh të shkosh dhe ta blesh gjithmonë. Por ka një problem, dozat e para jepen të mira, por jo me paracetamol apo me pleh kimik. Më vonë i bëjnë me aspirina, me paracetamol”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024