KFOR reagon për tensionet në Veri: Zgjidhja duhet përmes dialogut
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri.
Përmes një deklarate të komandantit Angelo Michele Ristuccia, KFOR i bëri apel të gjitha palëve për të zbutur tensionet dhe të shmangin retorikën që përshkallëzon situatën.
“Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia.
“Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai.
Kujtojmë se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë përkeqësuar së fundmi, ku prej 19 ditësh serbët lokalë në Kosovë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie të arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta