Më pak blerës në treg, shkak rritja e çmimeve, tregtarët të shqetësuar për produktet

28 Dhjetor 2022 | 15:34

Krahasuar me një vit më parë shqiptarët do të shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit kjo për shkak të rritjes së çmimeve e pamundësisë ekonomike.

Frutat dhe perimet janë rritur nga 20 deri në 50 lekë më shumë.

“Çmimet janë rritur 30%. Vështirë sa të duash me llogarit qindarkat, nga mëngjesi deri në darkë me qindarka me kthye kusuret jek e jek se nuk del ndryshe.”-thotë i moshuari.

Pensionistët janë grup-mosha më e prekur nga kriza ekonomike.

“Me 100 mijë lekë ku i përballoj dot.”- shton një tjetër.

Shumë produkte do të mungojnë në tryezën e fund vitit.

“Ne mund të merrnim më shumë, por shohim ekonominë”- shprehet e moshuara.

“Se di si do ta festojmë. Ato që duhen më kryesoret do të marrim, më para merrnim më shumë.”- nënvizon qytetarja.

Për shkak të rënies së fuqisë blerëse, produktet e tyre mbeten pa u shitur duke i detyruar tregtarët t’i hedhin në kosh.

“Nuk është siç ishte vjet. Kosto është me lekë i blejmë dhe më pas i hedhim në plehra”- deklaron qytetarja.

Krahasuar me një vit më parë ku tregjet në këtë periudhë të vitit gëlonin nga njerëzit teksa kryenin blerje, këtë vit situata paraqitet e vakët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026