Kreshnik Spahiu: Roli i spiunëve rusë në Shqipëri dhe si rekrutohen

28 Dhjetor 2022 | 21:52

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi se si rekrutohen spiunët rusë në Shqipëri.

Ai tha se shtetet si Rusia apo Irani duke qenë se nuk kanë projekte bashkëpunimi me Shqipërinë, janë të detyruara të kthehen të forma klasike e spiunazhit siç është turizmi apo biznesi.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi ndër të tjera se agjentët e shërbimeve perëndimore nuk vijnë si turistë në vendin tonë.

“Agjentët  e shërbimit nuk do të thotë që të kenë makina me zero zero shtatë apo të jenë të veshur me uniforma të shërbimeve . Në 90% të rasteve agjentët e shërbimeve në këto raste i përkasin mundësive të fluksit të shtetasve të një vendi që kanë  mundësi të hyjnë në territorin tjetër. Agjentët e shërbimeve perëndimore nuk vijnë si turistë në Shqipëri, po vijnë për shkak të projekteve që atan kanë në Shqipëri.

SHBA nuk ka nevojë të dërgojnë spiunë plazhistë në Durrës apo Golem, sepse ata kanë me qindra specialistë që punojnë me projekte në Shqipëri. Vende si Rusia apo Irani që janë pak a shumë aarmiqësore që Shqipëria nuk ka projekte zhvillimi, asistence, ligjore, janë të detyruara të kthehen te forma klasike e spiunazhit që është turizmi ose biznesi”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026