Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjës, reagon policia

29 Dhjetor 2022 | 11:58

Policia e Lushnjës ka reaguar në lidhje me rastin e 48-vjeçares Shpresa Cani e cila ndërroi jetë në ambientet e bashkisë së Lushnjës.

Policia bën me dije se ka referuar rastin në prokurori, ndërkohë që thotë se sipas të dhënave paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyra.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 48 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë jashtë ambienteve të bashkisë. Por 48-vjeçarja është rikthyer dhe ka kërkuar të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën. Ajo ndërroi jetë në ambientet e bashkisë, në pritje të ambulancës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026