Myrto Uzuni magjeps Spanjën, disa oferta nga La Liga për shqiptarin
Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë në La Liga 2 në Spanjë, ku tashmë është padyshim një lojtar kyç për Granadën.
27-vjeçari po kalon një superformë teksa ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Mediat spanjolle pohojnë se Real Betis kërkon shërbimet e sulmuesit berates, teksa Granada do ta ketë të vështirë ta mbajë në ekip pas merkatos së janarit.
10 gola të shënuar dhe 3 asiste në 20 ndeshje me fanellën e Granadas e bëjnë Uzunin golashënuesin më të mirë të kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare u transferua në sezonin 2021-2022 drejt Spanjës, aty ku provoi dhe elitën e futbollit. Në 15 sfida mundi të shënonte vetëm 1 gol me Granadën që u rendit në vendin e 18-të duke rënë nga kategoria.
Uzuni për dy vite ishte pjesë e skuadrës së Ferencvarosit në kampionatin hungarez ku gjeti 19 herë rrjetën, ndërkohë që karrierën jashtë vendit e nisi në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ku dhe aty mundi të linte gjurmë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur