Si do të organizohet opozita? Aleatët e PD-së: Version më i favorshëm është që të dalim me 2 lista
Aleatët e opozitës së Bashkuar një zëri shprehen se ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor nuk i shërbejnë integrimit të vendit, dhe e largojnë Shqipërinë më shumë nga Europa.
“Kjo tregoi se Edi Rama është një arrogant, është njeri i papërgjegjshëm se dhe po ndëshkon vendin në këtë rast. Do të bllokohet integrimi në BE dhe do të ketë një emër nominal; Edi Rama”, u shpreh Nard Ndoka, kryetar i PDK-së.
“Parë në një plan politik, tregon qartë se Edi Rama është qartësisht kundër Evropës, kundër integrimit evropian të shqiptarëve, është kundër faktorit ndërkombëtar dhe po orienton Shqipërinë nga lindja, drejt sistemeve autoritare”, deklaron Fatmir Mediu, kreu i PR-së.
Në këto kushte, koalicionit opozitar i duhet të riorganizohet për zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas aleatit historik të demokratëve, Fatmir Mediu, të gjitha mundësitë janë në tryezë.
‘Të gjitha diskutimet janë në tavolinë, por ajo që ka të rëndësishme opozita, është të ketë një platformë të përbashkët politike dhe bashkë qeverisëse, e cila i jep shqiptarëve bindjen se opozita tejkalon interesin e vet dhe do të ndërtojë shtet në Shqipëri. Më tej pastaj do të përdoren të gjitha taktikat elektorale, të cilat bëjnë të mundur që ne të maksimalizojmë votën dhe të ruajmë votat në qendrat e votimit”, tha z. Mediu.
I të njëjtit mendim është edhe Nard Ndoka, por shprehet se është i gatshëm të dalë edhe i vetëm në zgjedhje, nëse kjo gjë i shërben maksimalizimit të votave.
“Padyshim që ka shpërqendruar skemën e bashkëpunimit me heqjen e koalicioneve por përsëri ekzistojnë mundësitë që sërish të dalim në një koalicion të përbashkët. Për ne nuk është problem, PDK i ka marrë të gjitha masat organizative dhe unë sot kam në tryezën time 140 emrat që garojnë në të gjithë territorin e vendit. Do të shikojmë formën dhe mënyrën se si do të organizohemi, me një apo dy koalicione apo çdo parti më vete’, u shpreh z. Ndoka.
Më i qartë në kërkesat e tij është kryetari i Parisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i cili kërkon që koalicioni opozitar të dalë me dy lista.
“Për mendimin tim nuk ka vend për të dalë me një listë të përbashkët me 140 emra. Ndoshta forma më optimale do të ishte dalja me dy lista sipas pëlqimeve ose ndarjeve programore”, deklaroi z. Duka.
Mbështetëse e idesë së dy listave është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Monika kryemadhi në Emisionin ‘Ilva Now’ u shpreh se dalja me dy lista i maksimalizon votat e koalicionit opozitar.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut