”Dua” mbyll siparin e 2022 për Teatrin e Operas dhe Baletit
‘Dua’ është shfaqja e fundit që ngjitet në skenën e teatrit të operas dhe baletit për këtë vit. Koreografia e Taulant Sheut që i dedikohet Dasmës shqiptare, sjell traditën vendase ne një formë bashëkkohore.
Populli thotë se kur dy vetë martohen 100 të tjerë tërbohen, qajnë, qeshin ndonjëherë më shumë se vetë të zotët e punës.Kurba e emocioneve që përjetohen kur bashkohen dy njerëz, vjen përmes zhdërvjelltësisë së artit kontemporan dhe mbyll kështu siparin e shfaqjeve për vitin 2022 në TKOBAP.
”DUA” bë bashkë trupën e TKOB, në një shfaqje që gërsheton tradicionalen me modernen njësoj siç gërsheton larmishmërinë e emocioneve.
“Kjo shfaqje hapi sezonin e operas dhe baletit dhe mbyll po sezonin tonë të shfaqjes. Dua simbolizon dasmën shqiptare, ku simbolizon të çdo gjë”- thotë Elda Logo, balerinë.
Ndonëse nspiruar nga energjia e folklorit, ”DUA” e nxjerr këtë të fundit tërësisht janshtë kornizave në të cilat jemi mësuar ta shohim.
“Është diçka e veçantë dhe shumë ndryshe”- shprehet Adela Muçollari, belerinë.
Të premtuarit dikujt përjetësinë, ”DUA” vjen si një akt i guximshëm për herë të fundit për këtë vit që po lëmë pas, sonte në orën 19 në skenën e e Teatrit të Operas dhe Baletit.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda