I riu nga Tirana me pasionin për bimë të rralla me veti kuruese

12 Dhjetor 2019 | 13:38

25-vjeçari, Albi Sulo sot ka një fermë agro-mjekësore me Aloe Vera. E krijoji atë pas mbështetjes financiare që mori në një konkurs për ide biznesi.

Sipërmarrja e të riut është zgjeruar me 4 mijë bimë të 100 llojeve të ndryshme. Megjithatë, sfidat nuk kanë qenë të lehta.

“Sfida kryesore ishte njohja apo edukimi i punonjësve me rritjen e kësaj bime apo përshtatjen dhe mbjelljen siç duhet, pasi është një bimë e cila kërkon një trajtim të veçantë. Pas edukimit të bërë është arritur përshtatja me kërkesat që kemi”, shprehet ai.

Aloe Vera është një bimë fitoakumulatore që do të thotë se përthith lëndët që ka toka. Prandaj është shumë i rëndësishëm mjedisi ku mbillet.

“Në një pjesë të Shqipërisë mund të gjesh hapësira për zhvillimin e kësaj bime. Kjo bimë nuk kërkon thjesht një klimë mesdhetare, kërkon një klimë mesdhetarë më shumë anuese nga subtropikalja. Megjithatë duke krijuar xhepa natyralë të caktuar mund ta rrisim këtë bimë edhe në Shqipëri”, tha Albi.

Përfitimet që merren nga bima me origjinë afrikane janë të shumta.

“Aloe Vera ka një përdorim të gjerë si për qëllime estetike edhe për organizmin. Ajo përdoret për flokët, për lëkurën, por edhe për çështje të tjera të organizmit etj. Është shumë efektive edhe për kurimin e sëmundjeve të rënda”, shprehet i riu.

Ndonëse kjo sipërmarrje është ende në hapat e parë, Albi tregon se kjo është një industri fitimprurëse.

Ambicia e tij shkon më tej. Ai po ndërton një park studimor me bimë të cilat përdoren edhe për qëllime mjekësore.

“Atë mund ta quash si një kopsht botanik apo një park i vogël studimor ku janë lloje të veçanta bimësh, të cilat kanë potencial të rriten në relievin apo kushtet mjedisore të Shqipërisë perëndimore kryesisht,” tha Sulo.

Sipas 25-vjeçarit, përdorimi i Aloeve që rriten në vazo plastike duhet shmangur. Në një rast të tillë, kjo bimë mund të shkaktojë dëme në organizëm dhe lëkurë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026