Ukraina, një skenë krimi| Nën hetim 58 mijë krime të mundshme lufte

31 Dhjetor 2022 | 22:13

Dhjetë muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, prova të shumta tregojnë se trupat e Kremlinit kanë zhvilluar luftë totale, duke mos respektuar ligjet ndërkombëtare që rregullojnë trajtimin e civilëve dhe sjelljen në fushën e betejës.

Ukraina po heton më shumë se 58 mijë krime të mundshme lufte ruse, vrasje, rrëmbime, bomba dhe sulme seksuale.

Raportimi nga Associated Press dhe kanali televiziv amerikan PBS, i regjistruar në një bazë të dhënash publike, ka verifikuar në mënyrë të pavarur më shumë se 600 incidente që duket se shkelin ligjet e luftës.

Disa nga ato sulme ishin masakra që vranë dhjetëra apo qindra civilë dhe në tërësi mund të llogariteshin për mijëra krime individuale lufte.

Siç tha për AP Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, “Ukraina është një skenë krimi”.

Ndërkohë që autoritetet kanë grumbulluar një sasi marramendëse provash dhe konflikti është ndër më të dokumentuarat në historinë njerëzore, ata nuk kanë gjasa të arrestojnë shumicën e atyre që i kryen këto krime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024