Zelensky dhe Putin premtojnë fitore në fjalimet e tyre për Vitin e Ri
Udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë u zotuan të dy për fitore në fjalimet e Vitit të Ri, por ndërsa Volodymyr Zelensky foli për mirënjohje dhe dhimbje, Vladimir Putin kërkoi detyrën ndaj Rusisë, duke e cilësuar konfliktin si një luftë gati ekzistenciale.
Zelensky, duke kujtuar disa nga momentet dhe fitoret më dramatike të luftës, e mbushi video-mesazhin e tij emocionues 17-minutësh me pamjet e sulmeve të Rusisë ndaj vendit dhe fjalë krenarie për ukrainasit që u rezistojnë sulmeve, errësirës dhe të ftohtit, shkruan Reuters.
“Ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të dorëzoheni. Ne themi: nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të fitojmë,” tha Zelensky.
Disa minuta pas fjalimit të Zelensky,u dëgjuan shpërthime të shumta në kryeqytet dhe në mbarë vendin.
Putin, duke thyer traditën duke dhënë mesazhin e Vitit të Ri i rrethuar nga trupat dhe jo nga muret e Kremlinit, foli ashpër për vitin 2022, si vitin që “ndau qartë guximin dhe heroizmin nga tradhtia dhe frika”.
LEXONI GJITHASHTU
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës