“Euro do sjellë stabilitet”- Von der Leyen përshëndet futjen e Koroacisë në Shengen

1 Janar 2023 | 17:51

Ardhja e vitit 2023 solli përfshirjen e Kroacisë në zonën Shengen dhe bashkimin e saj me monedhën e përbashkët Euro.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti arritjet duke i cilësuar si të jashtëzakonshme.

Duke folur nga pika kufitare në qytetin e Breganës, e shoqëruar nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe presidentja sllovene, von der Leyen tha se kjo është një ditë feste, jo vetëm për kroatët por për të gjithë evropianët.

“Kjo është mbi të gjitha një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin kroat. Është dëshmi e rrugëtimit tuaj të jashtëzakonshëm, punës suaj të madhe dhe vendosmërisë tuaj. Është një ditë feste jo vetëm për kroatët, por për të gjithë shtetasit evropianë. Nga ky moment, kufijtë ndërkombëtarë mund të kalohen lirisht pa kontroll”, tha Von der Leyen

“Asgjë nuk është e njëjtë pas kësaj,” tha Plenkoviç, duke vënë në dukje komoditetin që do të sjellë për kroatët lëvizja e lirë dhe bashkimi me monedhën evropiane.

Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi punën e popullit kroat dhe veçoi Plenkoviçin për reformat e nevojshme për bashkimin e shpejtë në klubin e monedhës së Bashkimit Evropian.

Ajo tha se euro “sjell stabilitet dhe besueshmëri makroekonomike” brenda dhe jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026