Katër të vdekur në Shqipëri nga Covid-19, 231 pacientë të shtruar në spital
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë zbuluar 162 raste të reja me Covid-19, ndërkohë katër qytetarë kanë humbur jetën. Listës së të shëruarve i janë shtuar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Autoritetet shëndetësore kanë kryer deri tani 94,840 teste, prej të cilave 14,730 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Në Shqipëri prej fillimit të pandemisë dhe deri në orët e fundit kanë humbur jetën 407 pacientë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2711
Durrës 563
Shkodër 393
Lezhë 256
Korçë 253
Elbasan 226
Fier 225
Vlorë 185
Kukës 139
Berat 125
Dibër 77
Gjirokastër 55.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus