Lufta për kokainën, Kolumbia arrin armëpushim me grupet e armatosura
Presidenti kolumbian Gustavo Petro, një i majtë dhe ish-guerril, njoftoi të shtunën arritjen e një armëpushimi me pesë grupet e armatosura të paligjshme që operojnë në vend.
Petro është zotuar t’i japë fund konfliktit të brendshëm të kombit Ande, i cili ka zgjatur për gati gjashtë dekada dhe ka lënë të paktën 450,000 të vdekur midis 1985 dhe 2018.
“Ky është një akt i guximshëm”, shkruan Petro në Tëitter. “Armëpushimi dypalësh detyron organizatat e armatosura dhe shtetin ta respektojnë atë. Do të ketë një mekanizëm verifikimi kombëtar dhe ndërkombëtar.”
Në Kolumbi – shtet ku prodhohet më së shumti kokainë në botë – ende operojnë grupe të armatosura dhe ato janë duke zhvilluar konflikt për të ardhurat e trafikimit të drogës dhe bizneseve të tjera të paligjshme, ka thënë Instituti për Zhvillim dhe Studime të Paqes.
Në një deklaratë të veçantë, qeveria kolumbiane tha se kishte marrë letra nga shoqëria, kisha dhe shumë organizata të komunitetit që kërkonin t’i jepnin fund dhunës.
Qeveria shtoi se do të nxjerrë një dekret specifik për secilën nga organizatat, i cili do të përcaktojë kohëzgjatjet dhe kushtet e armëpushimit. Ai është caktuar të përfundojë më 30 qershor, por mund të zgjatet.
LEXO GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme