Nën një shtetrrethim total, Lula betohet si presidenti i ri i Brazilit
Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit – hera e tretë që ai mban postin më të lartë të vendit.
Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula, e udhëhoqi gjithashtu Brazilin midis viteve 2003 dhe 2010. Ai mundi të triumfonte në zgjedhje duke mundur presidentin Jair Bolsonaro.
Në ceremoninë e marrjes së detyrës nga presidenti brazilian, ka pasur masa të rrepta sigurie nga frika se mbështetësit e Bolseranos mund ta prishnin atë.
Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë në ceremoni, pasi u largua nga Brazili drejt SHBA-ve të premten.
Një numër shumë i madh i mbështetësve të Lulës u mblodhën para Kongresit të zbukuruar me ngjyrën e kuqe të Partisë së tij të Punëtorëve. Ata udhëtuan për të parë liderin e tyre duke u betuar – por edhe për të marrë pjesë në festë.
Më shumë se 60 artistë – duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila – do të performojnë në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të titulluar “Lulapalooza”.
“Dashuria ka fituar mbi urrejtjen,” shkruhej në një pankartë të mbajtur nga një burrë i veshur si Lula – i kompletuar në veshje me një brez presidencial.
“Brazili kishte nevojë për këtë ndryshim, këtë transformim,” tha një tjetër mbështetëse e liderit të ardhshëm të Brazilit, teksa ishte duke marrë pjesë në festimet e së dielës.
LEXONI GJITHASHTU
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme