Shënimi i Peles bën që Santos të mos tërheqë nga fanella numrin 10
Edson Arantes do Nascimento, i njohur botërisht si Pelé, ndërroi jetë të enjten e kaluar në moshën 82-vjeçare, për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Ish-futbollisti konsiderohet si një nga më të mirët, nëse jo më i miri, i të gjitha kohërave dhe Santos, klubi i dashurisë së tij, kishte menduar të bënte një homazh të veçantë duke tërhequr fanellën me numrin 10.
Në stilin e NBA, ku skuadrat tërheqin numrin e lojtarëve më të dalluar, Santos po mendonte të merrte të njëjtin vendim pas vdekjes së Pelé. Siç deklaroi dhe presidenti i Santos, Andrés Rueda, në fillim u mendua të tërhiqej numri 10, por në fund kjo nuk do të ndodhë.
Fillimisht, Santos nuk do të përdorte ’10’ gjatë muajit janar, ndërsa më pas u diskutua kërkesa për tërheqjen e përhershme të numrit. Megjithatë, në orët e fundit u zbulua një shënim nga Pele i vitit 2017, ku ai thoshte se nuk do ta pëlqente fare idenë e tërheqjes së numrit nga fanella. Në nder të tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania