Hetimi për ish-kompleksin Partizani | SPAK 2 vite verifikime, ende pa konkluzione

2 Janar 2023 | 09:01

Një nga dosjet që pritet të marrë drejtim gjatë vitit 2023, është edhe hetimi i privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani, atje ku sot janë ndërtuar pallate shumkatëshe.

SPAK po e heton këtë çështje prej 2 vitesh, e konfirmuar me anë të një përgjigje zyrtare për Euronews Albania.

“Në përgjigje të shkresës suaj datë 11.09.2022, ju informojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i  Kodit Penal, pa emër personi nën hetim, të regjistruar.

Ky procedim penal është regjistruar, mbështetur në kallëzimin e paraqitur nga shtetasi Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. Aktualisht, çështja është në hetim dhe nuk mund te japim të dhëna të tjera në lidhje me hetimet e kryera”, thuhej në përgjigjen e SPAK.

Gjatë javëve të fundit të 2022-it, SPAK shtoi ritmin duke pyetur disa persona mes tyre ish ministrat e mbrojtjes, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa, bashkë me ish-ministrin e ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli, ish zyrtarët e klubit sportiv Isa Tare e Afrim Tole si dhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të Forcave të Armatosura Vladimir Qirjazi.

Sipas juristëve, me gjithë kompleksitetin e çështjeve që heton SPAK-U, afatet mund të zvarriten.

Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, e ish-ministri i mbrojtjes, Arben Imami, për të cilët nuk dihet ende kur do merren në pyetje. Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026