Mijëra njerëz në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit ish-Papa Benediktit XVI
Mijëra njerëz u dyndën në Vatikan të hënën për t’i bërë nderimet e fundit ish-Papa Benediktit XVI, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 95-vjeçare.
Një radhë e gjatë u krijua rreth sheshit të Shën Pjetrit në agim, shkruan Euronews.
Dërgimi i trupit të tij në bazilikën e Shën Pjetrit, kisha më e madhe katolike në botë që mund të strehojë dhjetëra mijëra besimtarë, u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të dielën, Papa Françesku bëri edhe një herë homazhe për Benediktin XVI.
Ish-Papa Benedikti XVI u shua më 31 dhjetor 2022 në banesën e tij në Vatikan në moshën 95-vjeçare.
Në shkurt 2013, Benedikti XVI tronditi botën, duke u bërë papa i parë që nga viti 1415 që dha dorëheqjen nga ky rol, për arsye shëndetësore.
Më pas ai u bë i njohur me me një titull të ri, ’emeritus’, që do të thotë pensionist në anglisht.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut